15 Mars 2017, 10:12

Misteri u zgjidh / Ja pse Rozana Radi mungoi në dasmën e mikes së saj Fiori Dardha!

XING

Rozana Radi dhe Fiori Dardha kanë një miqësi të hershme e cila i bashkon. Të dyja ato janë dhe prezantuese të programit investigativ “Boom”.

Pak ditë më parë, Fiori kurorëzoi dashurinë e saj në martesë, por ajo që ra në sy ishte mungesa e mikes së saj të mirë Rozanës.

Sot e ftuar në “Hangover”, Rozana tregoi se pse nuk kishte mundur të ishte prezente në dasmën e Fiorit.

“Nuk isha në dasmën e Fiorit pasi shumë më përpara se ajo të vendoste datën kisha vendosur të shkoja në një koncert. Nuk mund ta ndryshoja dot pasi çdo gjë ishte e organizuar dhe lekët ishin paguar.”  u shpreh këngëtarja.

Misteri u zgjidh!