14 Mars 2017, 22:46

Këngëtarja shqiptare sherr me gazetarin në publik: Më ofendove nënën e vdekur, do të rrah me dy duart e mia

XING

Këngëtarja shqiptare sherr me gazetarin në publik: Më

Sherri mes këngëtares së njohur shqiptare dhe një gazetari mjaft të famshëm duket se ka degraduar deri në “kërcënime”.

Në replikë me këngëtaren, Milaim Zeka hodhi akuza se Adelina bashkë më nënën kishin gjetur strehim dhe mbrojte direkte në Beograd nga shefi i shërbimit sekret të Sllobodan Millosheviqit, Stanishiq.

Por këtë akuzë, këngëtarja që është në pritjen e ëmbël nuk e ka duruar dot dhe i është përgjigjur ashpër gazetarit, duke i thënë me një status në rrjetet sociale se do ta rrah me duart e saj kur ta takoj.

Statusi i plotë

E fundit per ty Milaim dhe Milaimat tjerë...Nuk jeni kaq të "sertë" kur po takohemi, po nejse. Akuzat që mi keni bërë që nga fëmijëria mua vetëm më kanë forcuar. Deri sa jam bërë imune dhe nuk më bëni më asnjë përshtypje. Keni fat që kurrë nuk iu kam marr seriozisht, as une dhe as ky popull. Kur edhe Adem Jasharin e keni akuzuar, çka të them une?! Sa i përket ushtrisë: Po, do të bëhet! Dhe do të bëhet pikërisht nga LDK. Siç ju kam thënë me këngë prej vitit 1995. Të pëlqeu ty dhe të tjerëve si ti, apo jo. Nese ndonjëherë kam pas mbrojtje, e kam pas vetëm nga Ibrahim Rugova dhe këta fansa të mi. Ai Rugova, të cilit as nuk ju keni afru as nuk do të arrini me iu afru deri te këmba. Dhe sa të jem gjallë do t'ia këndoj këngën, për të cilën personalisht më është falenderuar. Sikur ky popull, që kurr nuk harruan cila është kënga e parë për ushtrinë...

Ti e di që kurr nuk do të reagoja. Por ti nënën e vdekur ma ofendove. Pa i bërë ende nje vit që e kam varros, pa më dhënë rast ti falenderoj ata që më ngushëlluan... Kam me t'rreh bre shpulla gojës me dy duart e mia ne momentin që takohem me ty! Mandej kthjellesh kush jam, se si duket tu kanë ngatërruar ty. Edhe e fiton një storie ekskluzive për Adelinën, me fitu pare e like. A bon me chill tash? A.I.