14 Mars 2017, 22:20

Bes Kallaku në gjak, i rrahën...

XING

Përveçse një nga aktorët më të talentuar të humorit, Bes Kallaku njihet edhe si një nga tifozat më të zjarrtë Kuq e Zi. Aktori i njohur i “Portokalli”-së ka miqësi me disa nga yjet e futbollist shqiptar dhe një prej tyre është edhe Andi Lila. Teksa kanë darkuar së bashku me bashkëshortet, gjatë darkës Besi duket se ka marr një “goditje”, të cilën e ka ndarë edhe me fansat.

Dy miqtë janë argëtuar me një lojë tavull, për të cilën Besi shkruan se do marrë “gjak” për lojën e humbur të Shakohoxhës. “Mora vesh se kishte rraf njonin dhe u nisa nga Tirana me mor gjakun…”, -shkruan Besi.

Se kush ka fituar nuk e dimë, por miqtë kanë kaluar një mbrëmje të këndshme në shoqërinë e njëri tjetrit. Kjo shihet edhe nga foto e postuar nga futbollisti ku shkruan: “Dita e verës kalohet bukur me miq shumë të dashur”.