14 Mars 2017, 20:12

“Shpërthen” Aurela Gaçe: Po nuk i këndove b*** dhe hashashit nuk…

XING

“Shpërthen” Aurela Gaçe: Po nuk i këndove b*** dhe

Pas publikimit të videos te cila po bën sot xhiron e rrjetit, ku një gazetare pyet tenorin Kastriot Tusha nëse ishte artist, ka reaguar dhe këngëtarja  Aurela Gaçe. Nëpërmjet një postimit në Facebook, këngëtarja ka kritikuar brezin e ri, ndërsa është shprehur se po nuk i këndove të pasmeve dhe hashashit nuk bie në sy të gazetarëve, sado vlera të mëdha të kesh.

“A të qajmë apo i fusim një mendje të lehtë edhe të pajtohemi me këtë realitet? Këndo e mëso breza o Kastriot Tusha, edhe ish profesori im në Akademi.  Bëj koncerte të mëdha e me tenore të tjere t’i nga ato koncerte qe mbushet Pallati i Koncerteve …po s’kendove per b…e per hashashin, nuk i bie ne sy te shkretes gazetare qe mbulon kulturen ne kete vend qe termin premiere e ngaterron me “soprano” dhe ty o i nderuar qe te qeshi buza me pyetjen e saj, nuk di me ke te ngaterroi…por perfundimisht i kepusim nga nje ballokume Elbasani meqe ke edhe origjinen andej. GEZUAR DITEN E VERES miq e dite me te mira na presin pas kesaj. Rrespekt per gazetaret e ku ku kultures”, ka shkruar këngëtarja.