14 Mars 2017, 11:13

SULMET/ “Shpërthen” Adelina Ismaili: Po t’i njihja si sot...

XING

Krijimi i Ushtrisë së Kosovës është një nga temat më të forta të Ballkanit aktualisht. Por natyrisht, kjo çështje prek më së shumti shqiptarët e Kosovës, të cilët po bëjnë një hap të madh si shtet. Por, siç ka ndodhur prej kohësh, këngëtarja e famshme Adelina Ismaili është përmendur sërish në çështjet politike të vendit. Këngëtarja, e cila është në pritjen e ëmbël, u ka kujtuar gazetarëve kosovarë se ajo i ka kënduar UÇK-së që kur ishte 17-vjeç. Në një status të publikuar në Facebook, Adelina ka shpërthyer kundër gazetarëve, të cilët i ka quajtur “gjeneralë” të Facebook.

“Meqenëse u kthye në trend të flitet për ushtrinë e Kosovës: Miq, ju përshëndes me një foto nga fundi i 1996, atëherë kur edhe unë si vajzë 17-vjeçare e Prishtinës e njihja krijimin e UÇK-së. Dhe guxoja t’i këndoja, e vetmja... Sa do të kisha dashur që atëhere t’i kisha njohur disa "gjeneralë" të Facebookut (Milaim Zeka, Berat Buzhala, e këta që po më kushtojnë statuse...) do t’i thërrisja të vinin të më ruanin mua nga policia sërbe. Por, duke i njohur si i njoh sot, rrezik se do të përfundonin nën fustanin tim (në këtë rast nën pantallonat e ushtrisë) Chill, se dada vjen apet 😜A.I.”