13 Mars 2017, 18:32

Torturoi dhe helmoi gruan: I dënuari tenton vetëvrasjen me çarçaf.

XING

Portali Blitz.al raporton se ditën e sotme  një i dënuar në burgun e Krujës tentoi vetëvrasjen. Bëhet fjalë për Tomorr Zeqo 48 vjeç i cili për të realizuar aktin ka varur një çarçaf në muret e burgut. Kanë qenë pikërisht gardianët  ata të cilët arritën në kohë duke e shpëtuar atë.

Zeqo gjendet në qeli për shkak se 3 vjet më parë më 4 gusht të 2014, ai ka dhunuar bashkëshorten e tij Mimoza dhe detyruarë atë të pijë fotoksinë. Të gjitha këto çuan në lajmin tragjik se bashkëshortja e tij kishte humbur jetën.

E gjithë ngjarja mendohet të ketë ndodhur pasi Zeqo u vu në dijeni të një marrëdhënie jashtë martesore të së shoqes Mimoza.