13 Mars 2017, 13:09

Arrestohet “skifteri” në Lushnje

XING

Arrestohet “skifteri” në Lushnje

Policia e Komisariatit të Lushnjës, falë një pune të mirë organizuar ka mundur të finalizojë me sukses arrestimin në flagrancë të një 34-vjeçari pasi u kap duke vjedhur në një dyqan. Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi M. B. i cili kishte hyrë për të vjedhur në dyqanin e shtetasit me iniciale R.L 29 vjeç.

Komunikata e plotë e Policisë Lushnje.

Lushnje!

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në
flagrancë shtetasin:

-M.B. 34 vjeç, banues në lagjen “Gafur Muço” Lushnje.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u kap në flagrancë duke vjedhur dyqanin e
shtetasit R.L, 29 vjeç, banues në fshatin Zhelizhan, Lushnje.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një orë dore e markës Sectrum Quartz.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për
veprën penale “Vjedhje” parashikuar nga Neni 134 i Kodit Penal./radiolushnja