12 Mars 2017, 22:44

Harrojini makinat dhe orat me diamantë, ky është investimi më i madh i Noizyt

XING

E kemi parë të blejë makina dhe bizhuteri luksoze, të cilat nuk nguron t’i ekspozojë. Megjithatë, këtë herë Noizy i ka shpenzuar pararë e tij në një investim të madh.

Reperi i njohur është ndër më të paguarit në trojet shqiptare, por të gjitha këto para të tij vijnë sigurisht nga muzika. Ndaj Noizy ka vendosur që të investojë pikërisht në këtë drejtim.

Reperi ka bërë studion e tij të re, për të cilën babai i Noizyt po punon prej disa muajsh. “Studio e re, vend i ri”- shkruan Noizy në një video të postuar në Instastory. Aty ai do të ketë mundësinë të vazhdojë të krijojë hite të reja për veten, por edhe për kolegët e tij.