12 Mars 2017, 21:37

SHERRI ME ILDA BEJLERIN, gazetarja sportive i jep përgjigjen epike

XING

“Bëjnë gazetari të vjetër, nuk kam çfarë të mësoj nga to”, ka thënë Ilda Bejleri në një intervistë televizive duke iu referuar kolegeve të saj, gazetareve të sportit. Për herë të parë, Enkeleida Zeko i është përgjigjur prezantueses. Gjatë një interviste në emisionin “Tek Unë ", Zeko ka shpjeguar përse vendosi të mos jap asnjë deklaratë në lidhje më këtë çështje. Ajo pranon se,  “Nuk e ndoqa intervistën, por e mësova nga telefonatat e të tjerëve. Më kontaktuan shumë portale për të marr atë lajmin që do donin që ta kishin, mëse e natyrshme. Nuk preferova të jap një koment, mu duk më e drejtë. Dhe do ta them, për një moment mendova ta bëj si Kryeministri: “Nuk i komentoj komentet!”, e mua nuk më pëlqen që ta komentojë këtë gjë, nuk më duket se meriton një përgjigje nga unë!”

Po vet Enkeleida e sheh veten si “model të vjetër” gazetarie?  “Unë se kuptoj as si term se çfarë do të thotë. Unë as kolegët më me eksperiencë sesa unë nuk i shoh si model të vjetër. Gjithmonë ke diçka se çfarë të marrësh nga ta, gjithmonë duhet të kesh respekt për ta. Fakti që emisioni im është ndër emisionet më të ndjekur sportive do të thotë se unë kam një model shumë bashkëkohor gazetarie, madje edhe më të sukseshëm sesa disa të tjerë që mund ta mendojnë veten më të rinj sesa unë”. Duke vënë në pah se ajo është vet autorë dhe producente e emisionit të saj dhe jo thjesht një prezantuese, Zeko shton,  “Nuk dua të bëj krahasime. Unë jam prodhuese programesh, në raport me të tjera që mund të drejtojnë, apo të bejnë programet e të tjerëve, apo projekte te televizioneve”.