12 Mars 2017, 20:55

Jozefina Topalli i bën surprizë imitueses së saj në ditën më të bukur

XING

Një nga nuset konkurente të “Lufta e Nuseve” është aktorja e mirënjohur e humorit, Rudina Dembacaj.​

Rudina ka krijuar një galeri personazhesh përgjatë viteve në spektaklet e humorit në Shqipëri. Por, ajo qëlloi në shenjë qysh në përpjekjen e saj të parë, kur imitoi Kryetaren e Parlamentit të asaj kohe, Jozefina Topallin.

Organizatorët e Lufta e Nuseve na bëjnë të njohur se aktores në fjalë i është bërë një surprizë e këndshme në ditën më të rëndësishmëe të saj. Zonja Topalli mirëpret idenë e organizatorëve për të qenë e pranishme në një mënyrë mjaft të këndshme, duke ia bërë këtë ditë edhe më të paharrueshme.