1 Shtator 2016, 14:40

Jepini një kafe turke Ramës

XING

Teksa ndodhej në stadiumin e Shkodrës për të ndjekur ndeshjen madhështore Shqipëri-Marok, kryeministri ka bërë ca llafe me kryebashkiaken e qytetit duke i thënë: Nuk do të marrësh asnjë kokërr leku nga qeveria, pa prishur më parë shtëpitë rreth stadiumit dhe pa më dhënë një kafe turke.

Burime të Lapsi.al thanë se debati ka vijuar për disa çaste. Mësohet se kryebashkiakja e pacipë e Shkodrës, e zgjdhur nga Partia Demokratike, i ka kërkuar mbështetje me investime kryeministrit Rama, pa i ofruar më parë një kafe turke.

Shkodra edhe pse një qytet i madh është lënë jashtë vëmendjes së qeverisë në shpërndarjen e fondeve, pasi asnjë shkodran nuk i ka ofruar kafe turke kryeministrit. Për këtë mjafton të shohësh programin kombëtar të “Rilindjes Urbane”, ku Shkodra merr më pak fonde sesa bashki të tjera periferike si Roskoveci dhe Maliqi, por që në të cilat kafeja turke derdhet lumë.

Ndonëse nuk pranohet zyrtarisht, ky diskriminim i Shkodrës shihet si një lloj “hakmarrje” e Ramës ndaj kryeqendrës së veriut, e cila vazhdon të mos ofrojë kafe turke për turistët, por mbi të gjitha për vetë Ramën.