11 Mars 2017, 22:01

Alketa Vejsiu dhe Ermal Mamaqi me një emision të ri sëbashku?

XING

Alketa Vejsiu dhe Ermal Mamaqi me një emision të ri sëbashku?

E ftuar NË ‘Xing me Ermalin’ Alketa Vejsiu ka folur për projektet e reja në ekranin e Klan. Ajo aktualisht moderon spektaklin ‘Your Face Sounds Familiar’ në sezonin e tij të dytë, por e pyetur nga Ermal Mamaqi se çfarë po planifikon e ku do ta shohim së shpejti, ajo ka habitur publikun.

Vejsiu ka treguar se me shumë mundësi do e shohim me një tjetër patente spektakli dhe ka bërë një propozim ndaj kolegut. “Të të bëj një propozim publik Ermal. Ti duhet të jesh patjetër tek ajo patenta. Po sikur të jesh anëtar jurie ti atje?”, ka thënë ajo.

“Kam një dëshirë të madhe të të them po, nuk refuzoj dot. Do të të them një po nga dëshira, ndërsa për mundësitë më vonë mbetet një ‘Të shohim’”, u përgjigj Mamaqi.

Nëse realizohet ky do ishte projekti i parë bashkëpunim mes të dyve dhe i pari ku Ermal Mamaqi është juri.