11 Mars 2017, 15:02

E VËRTETA E LAJMIT MBI DORËHEQJEN E TAHIRIT

XING

E VËRTETA E LAJMIT MBI DORËHEQJEN E TAHIRIT

Fundjava nisi me një lajm të bujshëm për shqiptarët, Saimir Tahiri, Ministri i Brëndshëm i Shqipërisë jep dorëheqjen. Por sa i vërtetë është ky lajm?

Duket se mediat janë ndarë në disa ‘kampe’ sa i përket këtij lajmi. ‘Top Channel’ dhe ‘TvKlan’ nuk kanë shkruar akoma asgjë mbi këtë duke shtuar kureshtjen pse, ndërsa disa nga mediat e tjera shkruajnë se ka qënë Tahiri ai që dha dorëheqjen dhe të tjerë se ai u shkarkua nga detyra që mbante prej 3 vitesh.

Ky lajm faktikisht qarkullonte prej kohësh, por pritet të konfirmohet se sa i vërtetë është. ‘Balkanweb’ shkruan se Tahiri është shkarkuar nga posti i tij dhe me gjasa do të zëvendësohet nga Niko Peleshi, zv/kryeministri aktual.

‘Express’ shkruan se Tahiri ka dhënë dorëheqjen personalisht ndaj Edi Ramës, por ‘Tiranapost’ në një shkrim ku thotë se ka kontaktuar me (ish)-Ministrin e Brëndshëm Tahiri thotë se ai ka dhënë një përgjigje evazive mbi temën, por burime të tyre thonë se ai ka liruar zyrën tashmë.

Nga ana tjetër ‘Ora News’ transmeton se ndërkohë që pritet dorëheqja, Tahiri po drekon me shefat e policisë./xing.al