10 Mars 2017, 22:34

FOTOT/ Kush janë të dashurat e politikanëve shqiptarë?

XING

Të dashurat e deputetëve e ministrave gjatë javëve të fundit kanë qenë në qendër të diskutimeve të politikës. Pas akuzave të Berishës, se ministrat shkonin me të dashurat e tyre në “Santa Quaranta”, aludimet për emra konkret kanë qenë të shumta.

Por cilat janë të dashurat e politikanëve shqiptarë? Deri tani disa prej tyre e kanë pranuar, madje kanë rrëfyer hera-herës edhe që kanë marrë dhurata, apo oferta të turpshme nga deputetët.

Të paguximshme për të treguar emra, disa nga vajzat shqiptare të showbiz kanë zbuluar publikisht romancat e tyre të fshehta.

E para që ka folur për këtë çështje ka qenë Xhesika Ndoja, e cila pak kohë me parë ka thënë publikisht se ka pasur një ofertë të turpshme nga një politikan shqiptar, ndërsa konfirmoi për mediat se mendonte ta pranonte ofertën e tij.

Menjëherë pas saj, ka qenë Gugu, e cila ka thënë se ndryshe nga kolegia, ajo ka pasur një histori dashurie me një nga ministrat aktualë të qeverisë Rama. Por siç shprehet këngëtarja, gjithçka përfundoi keq, pasi vajza nga Lezha u detyrua t’i vërë flakën makinës së tij.

Por, lista nuk mbaron me kaq. Iva Aliko i ka superuar koleget, teksa ka pranuar në një intervistë se një politikan shqiptar i ka blerë një apartament dhuratë. Sigurisht, këngëtarja ka thënë se ka pasur një histori dashurie me politikanin.  

Kallashi është një tjetër bukuroshe e showbiz, e cila ka rrëfyer se ashtu si shumë meshkuj të tjerë edhe politikanët kanë qenë në listën e saj të adhuruesve. Edhe pse është treguar e vakët në rrëfim, Kallashi ka lënë të kuptohet se ka pasur një aferë me një personalitet të politikës.