10 Mars 2017, 17:41

Modelja dhe alpinistja, DY SHQIPTARET QË KANË NGJITUR EVERESTIN, majën më të lartë në botë!

XING

Mali Everest në Nepal është maja më e lartë e planetit Tokë me një lartësi prej 8848 metrash mbi nevelin e detit. Të qëndrosh mbi këtë majë është sa një aventurë aq edhe një rrezik i lartë për jetën, madje vitin e kaluar kanë vdekur 18 veta në tentativë për ta arritur, por kjo nuk i ka ndaluar shumë njerëz të tjerë ta realizojnë atë. Njerëz ku përfshihen edhe shqiptarë... e së fundmi edhe femra!

Shqiptarët e parë që kanë prekur Everestin ka qënë alpinisti Xhim Begeja me 5 djemë të tjerë të cilët para 5 viteve arritën të shpalosnin flamurin tonë kombëtar në 8848 m lartësi duke bërë histori.

Sot, histori vuloset edhe nga femrat, të cilat nga ana fiziologjike e kanë më të vështirë të përballojnë kushte të tilla atmosferike. Kosovarja Uta Ibrahimi është femra e parë që ka arritur 5925 m lartësi në majën Ramdung Peak dhe po stërvitet për 2 muajst e ardhshëm për të nisur aventurën e re për plot 8848m, ekstremin!  

Vetëm 35 femra në të gjithë botën e kanë arritur një gjë të tillë.

Shqiptarja tjetër është modelja Nila Lleshaj, një emer jo pak i njohur në vendin tonë edhe pse prej disa kohësh jeton mes Zelandës së Re, Kinës dhe Indonezisë. Gjatë udhëtimit të saj nëpër botë dizajnerja ka ngjitur edhe Everestin duke arritur në 5550 m në ‘Everest Base Camp and Gokyo Lakes’.

Një sfidë 18-ditore dhe e vështirë, por duke parë fotot dhe pamjen ja vlen, apo jo?

 

 

A post shared by Nila (@nilalleshaj) on