10 Mars 2017, 14:51

Pse më shikon? ‘Kryetari i Bashkisë rreh mësuesin dhe të birin'

XING

Një rast dhune është denoncuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, e cila bën fjalë për kryetarin e Bashkisë së Poliçanit, Adriatik Zotkaj. Nuk dihet nëse kjo histori është e vërtetë pasi policia ende nuk ka dhënë një deklaratë, por Berisha shkruan se ngjarja k andodhur ditën e sotme në Poliçan në mes të qytetit.

Sipas tij, kryebashkiaku ka ushtruar dhunë mbi një mësues dhe djalit të tij. Ai i ka thënë: “Pse më shikon kur kalon rrugës apo ngaqë s’je me PS-në?”. më pas Zotkaj ka goditur mësuesin dhe të birin.

Statusi i ish-kryeministrit Sali Berisha:

“Në Banditistan mësuesi rrihet për vdekje nga kryebanditi i qytetit! Qytetarët dixhitalë denoncojnë: -Kryebanditin e Poliçanit, Zotka dhe të vëllain në arrest shtëpie për trafik droge sepse rrahin për vdekje mësuesin e nderuar Feim Hoxha së bashku me djalin e tij, po mësues. – Çunat e krimit me uniformë nuk ndërhyjnë dhe nuk marrin padinë e viktimave. Lexoni vetë mesazhet e qytetarëve të një qyteti të Banditistanit! I bëj thirrje prokurorisë të vendosë para ligjit këta kriminelë me pushtet! sb”, – shkruan Berisha. 

Mesazhi i ardhur nga qytetari:

 “Përshëndetje zoti Berisha! Një ngjarje e shëmtuar dhe alarmante ka ndodhur sot në Poliçan. Kryetari bashkisë Adriatik Zotkaj ka rrahur një mësues, Feim Hoxhën, së bashku me djalin e tij, s’ka as dy orë që ndodhi. Arsyeja: kryetari i thotë: Pse më shikon kur kalon rrugës apo ngaqë s’je me PS-në? E bën gjak edhe atë, edhe djalin. Policia s’u duk fare, po fare, ngaqë edhe policët, edhe banorët e këtij qyteti kanë frikë. Jua thashë juve që të ngrini zërin  se ndryshe policia nuk ndërhyn, gjynah! Ju lutem po denoncuat mos ma nxirrni emrin, kam familjen këtu dhe unë jam femër. Ka ndaluar policinë që të shkojë të pyesë se pse e rrahën, pse ndodhi sherri, madje do e kërcënojnë që të mos bëjë denoncim. Shumë gjynah, babë e bir i bënë gjak. Aman, vetëm emrin ju lutem mos ma nxirrni”. “Mirëmbrëma zoti Berisha! Sot në orën 17:00 në qendër të qytetit të Poliçanit, kryetari i bashkisë Adriatik Zotka bashkë me të vëllain që e ka në arrest shtëpie për drogë rrahu barbarisht një mësues shembullor bashkë me të birin, edhe ai mësues, por që sot e pushuan nga puna. Ju lutem ta denonconi se ky bandit s’ka limit. Për këtë arsye edhe numri im të mbetet anonim. Ju faleminderit! Emri i mësuesit është Feim Hoxha”. “Përshëndetje, desha të denoncoj një akt kriminal të kryebashkiakut Adriatik Zotkaj, Poliçan. Sot me bandën e tij rrahu në mes të sheshit “Tomori” një mësues të respektuar moshatar Fehim Hoxha, nuk është akti i parë i kryebashkiakut për dhunë ndaj qytetarëve, është bërë i tërbuar tani që i ka dalë edhe emri që ligji dekriminalizimit e shpall fajtor për shumë vepra kriminale. Zoti shpëtoftë Shqipërinë nga këta kriminelë!”.

Adriatik Zotkaj