10 Mars 2017, 12:53

Vëllai i modeles së njohur shqiptare : ‘Nuk më harrohet si i rrihte çunat në lagje.’

XING

Shumë pak e dinin që modelja e njohur Angela MartinI kishte një vëlla 6 vite më të madh se vetja  . Dhe është pikërisht Blerti Ceprati na tregon detaje nga fëmijëria e Angelas , marrëdhënien e tyre  dhe  jetën e saj si princeshë me të dashurin rumun Drago Savulescu.

“Ne kemi një marrëdhënie të afërt me njëri tjetrin si një motër dhe vëlla që duhen shumë. Derisa Angela u bë 18 vjece nëna më dërgonte me të kur dilte me shoqet e saja . Unë qëndroja në një tavolinë tjetër sepse ashtu donte Angela , se kishte turp kur i vihesha mbrapa sipas urdhërave të nënës.”

Në intervistën për revistën Story ai tregon përshtypjet e tij për Drago Savulescu , i dashuri miliarder i Angelas.

“Unë kam qënë me ta në pushime në Mikinos dhe në Rumani. Dragos është një njeri i mrekullueshmëm më një zemër prej ari do të thosha dhe shumë inteligjent . Ai është mjaft afër me familjen tonë  por më e rëndësishmja është sa shumë e do ai dhe e respekton motrën time. Martesa është dicka private dhe duhet të pyesni ata. Angela po jeton një prinçeshe ashtu sic e meriton dhe i ka dhënë fund karrierës së modelimit. ”

Ai na tregon dhe një sekret që nuk e kemi ditur më parë.

“Angela ka qënë dhe është gjithmonë një vajzë e sinqertë që ta thotë në fytyrë atë që ndjenë. Nuk e harroj kurrë sesi i rrihte djemtë e lagjes”.