31 Gusht 2016, 17:00

Plagosje me thikë në Durrës. Kapet autori

XING

Plagosje me thikë në Durrës. Kapet autori

Një plagosje me armë të ftohtë ka ndodhur në qytetin e Durrësit mesditën e sotme.

Policia lokale njofton se një person është plagosur me thikë në lagjen numër 1 të Durrësit.

Dy persona janë konfliktuar me njëri­ tjetrin në një pikë basti. Gjatë sherrit, njëri prej tyre ka goditur tjetrin me thikë në kofshë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka arrestuar autorin, i identifikuar si Tan Kazazi.

I plagosuri është dërguar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.