10 Mars 2017, 11:52

Xhensila flet për lidhjen me Besin, si i zgjidh problemet çifti

XING

Xhensila flet për lidhjen me Besin, si i zgjidh problemet çifti

E ftuar në emisionin radiofonik “Hangover”, Xhensila Myrtezaj ka ndarë disa sekret e gjëra të pathëna më parë me dy prezantuesit, Roza Lati dhe Ergys Bamçi, si dhe të gjithë dëgjuesit.

E ëmbël dhe e freskët si gjithmonë Xhensila nuk e pati aspak problem të shfaqej në studio që në orët e para të mëngjesit, e pagrimuar. Midis të tjerash Xhensila foli edhe për lidhjen prej disa vitesh me aktorin e humorit Bes Kallaku.

E pyetur se cili është sekreti i lidhjes së tyre 7-vjeçare, ajo tha, “Vetëm komunikimi, probleme ka gjithmonë në çdo lidhje, por komunikimi është gjëja më e rëndësishme, sepse zgjidh defektet, defekte që kanë të gjithë, edhe unë edhe Besi”.

E nëse mendoni se Besi bën humor vetëm në skenë, e keni gabim. Ai është lindur për të qenë pozitiv dhe plot energji dhe siç tregon Xhensila edhe përditshmëria është një shfaqje humori. Këtë dhunti të tij ai ia ka përcjellë edhe Xhensilës. “Unë kam marrë shumë nga pjesa e tij, ashtu siç ka marrë edhe ai nga unë”.

Një gjë tjetër për fillimet e lidhjes së tyre, që mbase e keni dëgjuar vite më parë, risolli në diskutim Roza. Ajo e pyeti Xhensilën se çfarë bënte kur e shikonte Besin në televizor, ende pa e njohur nga afër. “Më ka pëlqyer shumë si personazh, (e kujt nuk i pëlqen) para se të njiheshim. Është e vërtetë që i thoja mamit që dua ta dëgjoj njëherë atë në televizor pastaj të fle”, ka thënë këngëtarja, duke vazhduar më tej: “Edhe diçka që nuk e dini, në Ethet e së Shtunës kur unë kam qenë 14 vjeç dhe performoja, ndërsa Besi më shikonte, siç më kanë thënë familjarët e tij, dhe thoshte ‘Sikur të pija një kafe me këtë gocën’. Ne jemi lidhur kur unë kam qenë 16 vjeç”.

Pas një fillimi të tillë, që tregon se ata ishin krijuar për njëri-tjetrin ende pa u njohur dhe pas rrugëtimit të ëmbël që ata të dy kanë kaluar, nuk është aspak çudi kur të dëgjoni Xhensilën me ëmbëlsinë e saj të thotë se nuk mund të rrijë dot pa personin e zemrës. /revistaclass/