9 Mars 2017, 20:11

PAK DITË PËRPARA NISJES/ Banorët kundër “Big Brother”: Pa seks nuk ka show

XING

PAK DITË PËRPARA NISJES/ Banorët kundër “Big

Rregulli numër një i edicionit të këtij viti të “Big Brother” është: nuk do ketë seks brenda shtëpisë. Organizatorët pretendojnë t’i japin vlerë dashurisë këtë vit, duke ndaluar raportet seksuale. Por si e komentojnë ata që kanë qenë vetë në pozicionin e banorit të “Big Brother”? Xhensila Pere, konkurrente e vitit të shkuar rrëfen se ky rregull i duket absurd. Në një intervistë për “Panorama”, ajo ka thënë se, “Është më se normale që një emision të ketë rregullat e veta. Por në një shoë si ky, që supozohet të jetë një “reality shoë”, më duket absurde ky rregull, për vetë faktin që aty pretendohet të ndalosh reagimet njerëzore. Kam qenë vetë pjesë e kësaj, dhe është e pamundur të kontrollosh ndjenjat, emocionet dhe pasionin që mund të lindë brenda mureve të asaj shtëpie. Ekziston një patentë dhe në asnjë shtet nuk ndalohet kjo gjë. Nëse nuk lejojnë të bëhet një lojë disi reale, për çfarë do të bëhet ky shoë atëherë?!”. Sipas ish-banores, pa seks nuk ka show, ndërsa thekson se, “Duke pretenduar për të rritur vlerat e formatit, do e kthejnë në një burg”.