9 Mars 2017, 16:56

Turjan Hyska: Na duaj më shpesh moj Orinda

XING

Ata kanë festuar 10-vjetorin e dashurisë së tyre e për pak muaj edhe do të martohen, më 27.07.2017 në një ceremoni që nuk kanë preferuar të japin shumë detaje.

Por sot me siguri ata e kanë marrë “pushim” nga përgatitjet dhe impenjimi që kërkon një dasmë e madhe, pasi kanë përvjetorin e lidhjes. “#10 #tedua”, ka shkruar Orinda në Instagramin e saj që numëron gati 80 mijë ndjekës, krahas fotos së mëposhtme. Ndërsa Turi nuk e ka falenderuar për dashurinë por për faktin se ju rritën ndjekësit pasi ai ka vetëm 26 mijë. “Prandaj paskan plasur ‘followers’ (ndjekësit) nga unë… Na duaj me shpesh moj @orindahuta”, komenton Hyska me shaka.