9 Mars 2017, 14:39

Pse duan t’ja marrin të fejuarin Noçes së Big Brother?

XING

Noçja e Big Brother, finalistja e parë femër në këtë format vazhdon të bëj lajm edhe vite pas daljes nga loja e famshme. Madje është përfolur se ajo do të jetë një nga opinionistet e spektaklit, por kjo mbetet për tu zbuluar javën e ardhshme.

Tashmë Noçja është shndërruar tërësisht, ajo merret me pikturë dhe është e fejuar me një djalë që mban fytyrën e saj si tatuazh në këmbën e majtë. Për më tepër ai e surprizon shpeshherë me dhurata të ndryshme sidomos me buqeta gjigande me lule të cilat duket se Najada Konomi i adhuron. E kush nuk do e bënte?

Dhurata e fundit ka qënë një zemër e stërmadhe me trëndafila të kuq, sipër së cilës qëndronte një tjetër buqetë me të njëjtat lule. A nuk do e donit edhe ju një partner të tillë?