9 Mars 2017, 11:09

Karriera, bjondet apo brunet? Flasin statistikat!

XING

Gjithmonë ka ekzistuar një lloj rivaliteti mes bruneve dhe bjondeve, gjithashtu një paragjykim për këto të fundit për naivitet. Me siguri çdo person di të paktën një barcaletë me një bjonde…me një nocion negativ.

Por një studim i fundit nga ‘University of British Columbia’ tregoi se femrat bjonde në raport me brunet kanë më shumë mundësi për të bërë karrierë dhe të drejtojnë një kompani si dhe mund të marrin poste të pushtetshme. Arsyeja është e thjeshtë, bjondet duken më të reja se bashkëmoshataret e tyre brune dhe si rrjedhojë duken më të gatshme për të marrë poste të larta, në raport me koleget e tyre brune ose edhe meshkujt.

Statistikisht rezultoi se 48% e drejtueseve e të kompanive amerikane janë bjonde, ashtu si 35% e politikaneve dhe drejtueseve në universitete.