Më tradhëtuan: Monika Lubonja flet për herë të parë për largimin nga QKKF

Xing

E Mërkurë 16 Maj 2018, 18:06 / Kategoria Showbiz shqiptar

Monika Lubonja ish drejtoresha e Qendrës Kulturore Kombëtare, e cila përpara disa muajsh dha dorëheqje pas një filmimi të transmetuar në emisionin ‘Boom’, ku ajo shihej duke marr para pa kontrata të rregullta,ditën e sotme ka qenë e ftuar në emisionin ‘Rudina’ .

Për herë të parë ka rrëfyer  edhe versionin e saj të ngjarjes dhe  ka treguar publikisht se ajo është tradhëtuar nga dy punonjës të këtij institucioni.

“U votita nga dy punonjëset e institucionit tim, të cilët sigurisht që unë i di shumë mirë, por jo vetëm unë. por i gjithë institucioni, por ne duhet të  dimë që ne kemi një xhelozi të madhe në qoftë se dikë tjetër e shikojmë më mirë se veten”, ka treguar ajo.

Në këtë moment moderatorja Rudina e ka pyetur se përse u detyrua të jepte dorëheqje nga ky institucion dhe Monika është përgjigjur: “Mua nuk më vjen keq, dorëheqjen e dhashë me një dinjitet të plotë, në asnjë mënyrë nuk më është kërkuar , biles Ministrja  e Kulturës më ka thënë, ju lutem të qëndroni deri sa të dalin vendimet nga kompetencat e tjera dhe të presim të shikojmë përfundimin. Unë i thashë do ti jap dorë  të gjitha hetimeve sepse unë isha e bindur dhe sot jam e bindur  që jo një prokurori por 20 prokurori jam e gatshme të shkojë të flas  t’u jap të gjitha dokumentacionet.”,shtoi ajo.

“Dorëheqja ime erdhi në mënyrë kategorike Rudina, për të mos ju dhënë kënaqësinë sepse unë jam e lire dhe nuk pranojë që në një vend ku ti bënë art të kesh përgjues, të kesh cipka, të kesh njerëz që duan ta mbajnë atë vend me dhunë, me shantazhe për të cilën unë nuk jam rritur në këto kushte, jam një artiste e lirë do vazhdojë ti përkas artistes.”, e ka mbyllur rrëfimin e saj Lubonja.

Ndër të tjera aktorja tregoi se çështja është mbyllur sepse nuk ka prova që ta fajësojnë.

Këshilla për Marketingun
.