9 Mars 2017, 09:33

DAFINA ZEQIRI DUKE U PUTHUR ME REPERIN AMERIKAN

XING

Dafina Zeqiri prej kohësh po linte ‘gjurmë’ në rrjetet sociale se ishte duke punuar mbi një material muzikor për tregun ndërkombëtar. Edhe pse na ‘frikësoi’ kur fshiu absolutisht çdo postim në Instagram, ajo u rikthye duke lançuar ‘4 Seasons’, një këngë në anglisht.

Këngëtarja shfaqet shumë sensuale në videoklip por ajo që na ra në sy është pjesëmarrja e reperit të famshëm amerikan French Montana. Përveçse i njohur për lidhjen e tij me Khloe Kardashian, ai numëron disa hite si ‘All the way up’, ‘Hold up’, ‘No shopping’, ‘Figure it out’ etj, dhe ka bërë shumë bashkëpunime me emra të njohur si Kanye West, Chris Brown, Fat Joe, Drake etj.

Ky reper i famshëm shfaqet në videoklipin e një shqiptareje për herë të parë duke shkëmbyer puthje dhe ledhatime me të…