31 Gusht 2016, 12:56

Në Gjermani nënat do të detyrohen me ligj të tregojnë babain biologjik të fëmijës

XING

Në Gjermani nënat do të detyrohen me ligj të tregojnë

Sipas gazetës The Guardian, qëllimi i ligjit është zgjidhja e mosmarrëveshjeve rreth pagesës së ushqimit dhe detyrimeve tjera.

Ministri gjerman i Drejtësisë, Heiko Maas, ka deklaruar se në rast të miratimit të ligjit, nënat do të obligohen t’i tregojnë partnerit se kush është babai i vërtetë i fëmijës.

Maas theksoi se masa e lartpërmendur mundëson siguri juridike ndaj atyre meshkujve të cilët dëshirojnë që t’u kthehen paratë që i kanë dhënë për fëmijën i cilin nuk është i tyre.

Megjithatë, në projekt-ligj nuk saktësohet dënimi me të cilin mund të përballen nënat nëse refuzojnë të zbulojnë babain biologjik. Propozim në fjalë do ta shqyrtojë Qeveria, e më pas edhe Parlamenti.