Skandali në Eurovision: Zbulohet çfarë tha personi që ja mori mikrofonin këngëtares britanike

Xing

E Shtunë 12 Maj 2018, 23:11 / Kategoria Showbiz shqiptar

Ka pushtuar mediat e huaja skandali që ndodhi sot në natën finale të Eurovisionit ku teksa këngëtarja britanike Surie po këndonte, dikush hyri në skenë.

Personi i mori mikrofonin këngëtares dhe tha diçka para se rojat e sigurisë ta kapnin.

Pak më vonë mediat e huaja kanë shkruar se personi është shprehur: "Nazistë të mediave britanike, duam liri".

Këngëtares Surie iu ofrua të performojë sërish, por ajo dhe skuadra nuk pranuan duke u shprehur se janë krenarë me performancën e saj.

Këshilla për Marketingun
.