8 Mars 2017, 23:42

“Është i imi”, 4 sherret më të famshme VIP për shkak të meshkujve

XING

“Është i imi”, 4 sherret më të famshme VIP

Kush ka thënë që sherret për meshkuj janë ekskluzivitet i vajzave të zakonshme?! Edhe yjet e showbiz bëhen shpesh pjesë e këtyre konflikteve, që në disa raste nuk kanë përfunduar në mënyrë civile.

Vajzat e famshme shqiptare janë bërë në disa raste objekt diskutimesh e thashethemesh, pasi janë zënë me mikeshat e tyre për të dashurit. Histori të pazakonta e të paimagjinueshme janë ato që do t’ju zbulojmë më poshtë...

“Është i imi”, mendohet të ketë thënë Françeska Jaçe, teksa u përball me ish-bashkëshorten e të dashurit të saj aktual. Ish-konkurrentja e “Big Brother” është përleshur fizikisht me vajzën në fjalë, në një nga kafenetë e kryeqytetit dhe sipas thashethemeve, subjekt ishte partneri i saj Meti. Se çfarë kanë diskutuar vajzat e dinë vetëm të pranishmit në lokal, ndërsa Françeska refuzoi të përgjigjej për sherrin ku kishte shpërthyer në fjalë fyese ndaj femrës përballë.

 Një tjetër sherr po aq i diskutuar në shoëbiz është edhe ai mes Rovena Stefës dhe Big Mamas. Dy vajzat, mikesha dikur thuhet se janë zënë për një mashkull. Në fakt, ka qenë Big Mama ajo që ka treguar disa kohë më parë se pasi kishte strehuar në shtëpi Rovena Stefën dhe e kishte ndihmuar këtë për karrierën në Kosovë, këngëtarja fierake i kishte hedhur sytë nga i dashuri biznesmen i Big Mamës. Vajzat nuk u ndanë mirë, ndërsa këngëtarja kosovare e kishte përzënë nga shtëpia ish-miken e saj.

Një mashkull ka qenë sërish motiv i sherrit mes dy këngëtareve të famshme shqiptare, Rozana Radit dhe Rezarta Shkurtës. Sherri mes të dyjave thuhet se nisi për bashkëshortin e Rezartës, Ermal Hoxhën. Por këtë herë, sipas thashethemeve Rozana vetëm sa e kishte sharë nipin e ish-diktatorit. Sidoqoftë sherri i tyre degjeneroi në dhunë dhe përfundoi me vendim gjykate.

Edhe Leonora Jakupi me Adelina Ismailin janë dy nga vajzat që i kanë dhënë fund miqësisë në mënyrën më të keqe të mundshme. Dy vajzat, që asokohe u tha se u zunë për një mashkull, përveç fyerjeve në publik, arritën deri tek akuzat dhe denoncimet në Polici. Leonora e akuzoi Adelinën se kishte punësuar njerëzit që e rrahën dhe e bënë për spital, ndërsa Adelina e akuzoi për shpifje kolegen. Sidoqoftë deri më sot nuk është zbuluar kurrë se cili mund të ishte mashkulli që shkaktoi sherrin mes tyre, apo nëse realisht ekziston një i tillë.