8 Mars 2017, 21:23

Zbulohen dy çiftet e reja të Big Brother!

XING

Big Brother ka qënë një spektakël që çdo vit ka ‘prodhuar’ çifte edhe pse jo të gjithë kanë rezistuar shumë pas daljes nga shtëpia e famshme. Një nga çiftet që ka bërë më shumë bujë ka qënë Tea dhe Veseli, fituesi i edicionit të 8.

Ata dhanë puthjen e parë zyrtare pas daljes nga shtëpia, por u ndanë kohë më pas dhe Tea u lidh me dikë tjetër….Kristi Beçkën, gjithashtu konkurrent në Big Brother 8!

I pyetur në një intervistë kohë më parë, se çfarë mendonte për lidhjen e tyre, Veseli tha që nuk donte të harxhonte kohën e tij për të menduar për ta. Ndërsa sot Veseli bërë publike lidhjen e tij, po ashtu si Tea, me një ish-konkurente të Big Brother. Bëhet fjalë për modelen Lori Hoxhallari. Mesa duket kudo që vërtiten, sërish përfundojnë me një ish-konkurent/e të spektaklit të njohur.

Vesel Kurtishaj ka postuar një foto sëbashku me Lorin dhe Meridianin, po ashtu një konkurent tjetër. Por nëse thjesht një foto ‘e pafajshme’ si e Veselit, nuk do të thotë lidhje, fraza që Meridiani ka bërë në Facebook (Fotoja numër 2), e konfirmon atë, apo jo?