8 Mars 2017, 16:49

‘Femër’, poezia prekëse e babait të Ergi Dinit në 8 Mars!

XING

Nëntorin e vitit të kaluar, këngëtari Ergi Dini humbi jetën tragjikisht duke lënë pas një dhimbje të thellë për familjen e tij. Pas aksidentit të tmerrshëm, familja e tij ka ndërmarrë një nismë kundër aksidenteve rrugore nën emrin e Ergit, një formë kjo për ta mbajtur këngëtarin ende gjallë.

Babai i tij, gazetari dhe poeti Dashamir Dini ka shkruar disa poezi prekëse për të birin që nga Nëntori i vitit të kaluar. Sot, më 8 Mars, ai ka shkruar një tjetër poezi të titulluar ‘Femër’ shoqëruar me foton e bashkëshortes me Ergin.