Famë dhe dhurata: Shpallim të hapur Miss dhe Mister Xing, ja si të aplikoni

Xing

E Enjte 26 Prill 2018, 22:10 / Kategoria Showbiz shqiptar

Mendoni se keni tipare tërheqëse, trup të bukur, jeni fotozhenikë dhe dëshironi të bëheni të famshëm? Ky është rasti më i mirë për ju! Xing.al zhvillon për herë të parë konkursin "Miss dhe Mister Xing".

Mjafton të jeni mbi 18 vjeç dhe banues aktualisht në Shqipëri për të marr pjesë.

Për të aplikuar në konkurs dërgoni një email në info@xing.al ku të përfshini: 

1. Emër, mbiemër, mosha dhe profesioni.

2. Një foto të kartës suaj të identitetit e cila nuk do të postohet, por shërben për verifikuar moshën tuaj dhe që jeni personi i fotos.

3. Një foto ballore të fytyrës dhe një foto të plotë ku të dallohet qartë fytyra dhe trupi me rroba banjo.

Shembull

Fotot do të publikohen në Xing.al dhe do të votohen online nga lexuesit tanë.

Fotot që do të mbledhin më shumë vota, do të shpallen fitues të shumë dhuratave.

Gjithashtu tre vajzat dhe tre djemtë më të votuar do të jenë të ftuar në emisionin "Xing me Ermalin" në Tv Klan, ku edhe do të kurorëzohen Miss Xing dhe Mister Xing.

Mund të aplikoni duke filluar nga tani.
Afati i fundit data 10 Maj 2018

Këshilla për Marketingun
.