7 Mars 2017, 19:37

Eni Çobani prezanton të ëmën, nuk do ta besoni sa shumë ngjajnë!

XING

Eni Çobani prezanton të ëmën, nuk do ta besoni sa

Ndërmjetësja e njohur e rubrikës ‘Shihemi në gjyq’, Eni Çobani është një nga figurat më të dashura të publikut shqiptar falë pozitivitetit që ajo transmeton. Aktive në rrjetet sociale, Çobani shpesh tregon rëndësinë që ka familja për të, e në 7 Mars, festën e mësuesve nuk mund të mungonte prej saj një urim për të ëmën.

Mamaja e Eni Çobanit ka qënë një mësuese dhe ka marrë një nga urimet më të ëmbla nga vajza e saj e famshme: “Gëzuar 7 Marsin mësuese në profesion por dhe në jetë, nëna ime. Ti je urimi i parë i çdo viti dhe bekimi ynë që na fali fati të të kemi nënë dhe mësuese të jetës dhe frymëzim i dashurisë njerëzore. Bashkë në këtë urim i drejtohem të gjithë asaj plejade të jashtëzakonshme jo vetëm mësuesish por modelesh të përkryera njerëzore që falë jush ne jemi këta që jemi sot plot pozitivitet dhe mirësi ndaj njerëzve. Mësues të nderuar edukoni jo vetëm mësimdhënien por mbi të gjitha formoni njerëz të drejte dhe të afte për të ndryshuar këtë realitet të shtirë që na rrethon. Gëzuar dhe qofshi pafund të lumtur mësuesit tanë”

 

A post shared by Eni Cobani (@enicobani) on