7 Mars 2017, 14:39

Zbulohet arsyeja pse u zhduk papritur Dafina Zeqiri!

XING

Shumë artiste shqiptare aspirojnë të vazhdojnë karrierën e tyre në tregun ndërkombëtar, por vetëm disa prej tyre ja kanë arritur deri më tani. Një prej tyre është këngëtarja Dafina Zeqiri e cila prej muajsh tashmë është transferuar në Los Angeles pikërisht për këtë qëllim.

Ditën e djeshme këngëtarja habiti fansat e saj me fshirjen e çdo postimi në llogarinë e saj në Instagram, por duket se sot misteri i ‘zhdukjes’ së saj mori fund. Dafina ka publikuar këngën e saj të re ‘4 Seasons’ një produksion ndërkombëtar, i pari për tregun e gjerë. Sekuenca e shkurtër që këngëtarja ka publikuar zbulon që ajo ka qëndruar në stilin e saj R&B. me siguri fshirja e çdo ‘gjurme’ të së kaluarës ka lidhje me menaxhimin e ri të huaj që ka marrë përsipër këngëtaren.

I urojmë Dafinës fat në këtë nismë të re!

 

A post shared by DAFINA (@dafina.zeqiri) on