Nuk e dinit, por Xhemi Shehu ka lidhje gjaku me një nga emrat më të rëndësishëm të televizionit

Xing

E Hënë 16 Prill 2018, 11:11 / Kategoria Showbiz shqiptar

E nisi karrierën si velinë, por sot Xhemi Shehu është një nga moderatoret më të dashura për publikun, ka prezantuar disa programe dhe mbetet një nga vajzat më simpatike të Top Channel.

Pak e dinë se Xhemi Shehu është mbesa e spikeres së parë të televizionit shqiptar, Stoli Beli.

Në një intervistë për "Panorama plus", Stoli Beli është shprehur se sa herë sheh Xhemin në ekran, i duket sikur sheh veten.

"Është vajza e vajzës së vëllait (Moisiut), por unë e kam mbesë shpirti. Që të vogël e kam dashur shumë dhe kam ruajtur shumë kujtime nga ajo, që nga kartolinat që më ka shkruar e deri te suveniret. Xhemi me mamanë e saj, Çiljetën, vinin shpesh në shtëpinë time, ashtu si edhe unë te ato. E shihja teksa hidhte shtat dhe që atëherë e kam ndjerë që ajo do të çante në botën e artit. Drejt të them, kur e kam parë për herë të parë në ekran, kisha shumë frikë. Më rrihte zemra fort dhe emocionohesha, ndërsa tani jam krejt e sigurt te ajo. Në çdo dalje skenike të saj, më duket sikur shoh veten", ka rrëfyer Stoli Beli.

Këshilla për Marketingun
.