Me barkun e rrumbullakosur e gjoksin jashtë, ja si e nis Adelina Tahiri mëngjesin

Xing

E Hënë 16 Prill 2018, 11:11 / Kategoria Showbiz shqiptar

Që kur doli lajmi i shtatzënisë, Adelina Tahiri ka qenë çdo ditë në qendër të vëmendjes së mediave. Dhe këngëtarja nuk i ka kursyer fotot me barkun e rrumbullakosur duke u treguar shumë aktive me postime në Instagram.

Mëngjesin e sotëm ajo ka postuar një foto ku shihet e veshur me tuta, një kanotjere që i tregon dekoltenë dhe barkun e rrumbullakosur dhe pa makeup.

Nga aq sa mund të shihet, Adelina ndodhet në ballkonin e shtëpisë së re të saj dhe bashkëshortit Serjoza Markov.

Këngëtarja nuk e ka shoqëruar postimin me asnjë përshkrim, por komplimentat në komente kanë qenë të shumta.

Kujtojmë që Adelina është në muajin e 5 të shtatzënisë dhe do sjellë në jetë një djalë.

Këshilla për Marketingun
.