Marina Fara harron ish-të fejuarin, publikohen fotot intime në shtrat me një mashkull tjetër

Xing

E Hënë 16 Prill 2018, 10:10 / Kategoria Showbiz shqiptar

Fotot provokuese, fotot me bikini, format bombastike, gjithçka mbi Marina Farën komentohet dhe gjithnjë ka qenë në qendër të vëmendjes, sidomos për jetën private.

Vitin e kaluar lidhja e më pas fejesa e Marinës me biznesmenin Edi Ismaili ishte kryefjala e mediave. Dyshja u ndanë në prill të vitit të kaluar, lajm i cili pushtoi sërish portalet.

Pas kësaj, Marina u përfol për lidhje të reja, ku kujtojmë që gjatë verës u tha se ishte lidhur me një futbollist, por gjithçka mbeti në kuadër të thashethemit.

Këtë herë ka qenë vetë ajo që ka prezantuar partnerin duke publikuar mëngjesin e sotëm disa foto intime.

Çifti shfaqen në shtrat duke u puthur, mirëpo Marina është kujdesur t'ja fshehë fytyrën djalit prandaj identiteti i tij ende nuk dihet.

Këshilla për Marketingun
.