6 Mars 2017, 21:47

BLERJA E RE E NOIZYT, kush është vajza që do zëvendësojë Encën në OTR

XING

Gjërat mes Noizyt dhe Encës nuk shkojnë mirë, madje mund të themi se artistët janë ndarë përfundimisht.

Pavarësisht dëshirës së fansave që artistët t'i rikthehen bashkëpunimit, gjasat që kjo të ndodh janë të pakta. Veçanërisht tani që Noizy ka bërë një "blerje" të re, që mund të zëvendësojë Encën në OTR.

Vajza në fjalë quhet Naomi dhe punon në Zvicër, aty ku ndodhet edhe studioja që Noizy regjistron këngët. Naomi është artiste, shkruan këngë dhe këndon.