'Më falni se kam alergji', Berisha reagon menjëherë pas veprimit live të gazetares

Xing

E Enjte 12 Prill 2018, 20:08 / Kategoria Lajmet e fundit

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha është i ftuar mbrëmjen e sotme në studion e "ABC News", ku po intervistohet nga gazetarja Mirela Milori.

Gjatë intervistës Milorit i shkau një tështimë dhe i kërkoi të falur ish-kryeministrit.

"Më falni se kam alergji, është edhe stina", u shpreh gazetarja teksa shtoi se jemi në sezonin e alergjive dhe është gjë që na ndodh të gjithëve.

Duke qenë se Berisha është doktor me profesion, reagoi menjëherë duke i thënë Milorit se kjo është gjë normale dhe nuk ka asnjë problem.

Këshilla për Marketingun
.