30 Gusht 2016, 16:08

Njihuni me Charlie-n, macen që u shpëtua nga Roja Bregdetare italiane

XING

Roja Bregdetare italiane ka shpëtuar një mace e cila ishte vënë re pa shenja jete në ujërat e Marcala, Itali.

Ekipi e nxori atë nga uji dhe nisi t’i ofronte ndihmën e parë duke i dhënë frymëmarrje artificiale.

Pas disa minutash, macja nisi të shfaqte shenja jete.

Po merr frymë, po merr frymë. Thërrisni një veteriner, po merr frymë -  dëgjohen rojet bregdetare.

Disa fëmijë panë kotelen teksa po pluskonte mbi ujë pa shenja jete dhe menjëherë një nga marinarët e anijes kërceu në ujë dhe e nxorri atë.

Macja është adoptuar nga zyra rajonale bregdetare e Marsalas dhe është emëruar Charlie.

Ky është një rast shembullor ku tregohet se jeta ka rëndësi, pavarësisht se për çfarë jete bëhet fjalë.