6 Mars 2017, 20:58

Arjan Çani në ‘YFSF’: “Mu duke qesharake!”

XING

Arjan Çani në ‘YFSF’: “Mu duke qesharake!”

Performanca e Arlinda Gjonit në puntatën e rradhës së ‘Your Face Sounds Familiar 2’ nuk i ka pëlqyer aspak njërit prej anëtarëve të jurisë, Arjan Çani.

Gjoni performoi këngën ‘Pardonne-moi’ të Mylene Farmer, një këngë në frengjisht dhe moderatori e pyeti disa herë këngëtaren nëse dinte frengjisht dhe a e kishte kuptuar se çfarë po këndonte. E sikletosur, ajo tha se nuk është mirë në gjuhët e huaja por thelbin e kësaj këngë e dinte që fliste për faljen dhe dashurinë.

“Mu duke shumë qesharake. Përvecse nuk mu duke aspak si këngëtarja e hitit ‘Pardonne-moi’  mu duke si aktorja Elvira Diamanti”, tha ai duke shkaktuar të qeshura në sallë.

Pavarsisht opinionit të moderatorit, i cili ka jetuar për shumë vite në Francë, dy anëtareve të tjera të jurisë, i pëlqeu shumë performanca.