6 Mars 2017, 20:48

Eva Murati tregon si është Jozefina Topalli si vjehrrë

XING

E ftuar pasditen e sotme në programin “Rudina” në Tv Klan, Eva ka rrëfyer për projektet e saj artistike, pasionin për modelingun dhe paralel me të edhe me ekranin, por nuk i ka shpëtuar dot as pyetjeve për jetën private. Prezantuesja sportive në Tring ka folur edhe për marrëdhënien e saj me mamanë e të dashurit, ish-kryetares së Parlamentit Jozefina Topalli.

 “Jemi takuar shumë herët, madje qysh në fillim të lidhjes kur nuk e dinim se kjo lidhje mund të zgjaste kaq shumë. Është njeri i mrekullueshëm, është shumë e dashur, shumë e qeshur, janë njerëz shumë të hapur… Unë jam e bindur që edhe nusja e tim vëllai kur të vijë një ditë në shtëpinë tonë nuk do të ndihet aq rehat sa jam ndier unë në shtëpinë e tyre. M’i kanë bërë gjërat aq të thjeshta sa unë e kam pasur të lehtë të përshtatem.", ka thënë Murati.