6 Mars 2017, 16:34

Almeda Abazi dhe aktori turk anullojnë muajin e mjaltit!

XING

Aktorja shqiptare Almeda Abazi dhe ai turk Tolgohan Sayman u martuan muajin e kaluar më 13 Shkurt, ditë e cila përkonte edhe me përvjetorin e lindjes së Almendës. Pas kësaj ceremonie, e cila do të pasohet nga dy të tjera, një në Tiranë dhe një në Stamboll, dyshja kishte planifikuar muajin e mjaltit në ishujt Hawai.

Sipas gecce.com, ata kanë anulluar biletat dy herë për shkak të motit të keq me shi atje. Nuk dihet nëse ata do mund ta bëjnë muajin e tyre të mjaltit në këtë periudhë pasi më 20 Mars duhet të rikthehen në punë.