5 Mars 2017, 21:55

Xhemi Shehu, autore e një libri erotik?

XING

Është padyshim një nga moderatoret më të dashura për shqiptarët, por askush nuk e kishte imagjinuar që Xhemi Shehu është edhe shkrimtare. Madje jo një shkrimtare e zakonshme, por e librave erotikë. Bukuroshja e ekraneve ndoshta është duke shkruar librin e saj të parë që i kushtohet pikërisht erosit. Të paktën kështu ka lënë të kuptohet një nga miqtë e saj më të ngushtë, Ledion Liço.

Në një foto të postuar nga Arbana Osmani, ku shihet kopertina e librit më të fundit të Rudina Xhungës, “Përrallat e Pitilushes”, Ledioni ka “zbuluar sekretin”  e mikeshës së tij, teksa komentonte, “Unë po pres librin erotik të Xhemi Shehut”. Ndoshta bëhet fjalë për një shaka miqsh, por sidoqoftë fansat e prezantueses së “Portokalli”-së tashmë janë duke pritur me padurim librin e saj.