5 Mars 2017, 17:42

Shpat Kasapi na ka gënjyer, këngëtari zihet ngushtë dhe rrëfen të vërtetën

XING

Joshës, i talentuar, i ndjeshëm dhe simpatik, Shpat Kasapi është një ndër meshkujt më të adhuruar në trojet shqiptare. Këngëtari numëron qindra mijëra fanse femra që do bënin çdo gjë për të. E ndërsa të gjithë e dinin “single”, këngëtari i bëri të gjithë konfuzë pak ditë më parë, kur premtoi publikisht se do të na prezantonte të dashurën e tij të re. Një foto ku dukej se po puthej me një vajzë nuk linte shumë vend për dyshime, megjithatë me gjasa nuk “kemi parë mirë”, sepse artisti rrëfen se ende nuk e ka gjetur dashurinë. Gjatë një interviste për “GSH”, Shpat Kasapi ka rrëfyer se është ende “single” dhe gjithçka që kishte thënë më parë nuk është e vërtetë. “Jo, nuk jam i dashuruar. Nuk ka asnjë femër, fotoja ishte shaka, lojë” ka treguar ai.