4 Mars 2017, 21:43

Koço Kokëdhima tregon “Zgjidhjen”: Me planin tim, më pak gra do kërkojnë të ndahen nga burrat

XING

Koço Kokëdhima tregon “Zgjidhjen”: Me planin tim,

Edhe pse është larguar nga “Parlamenti, Koço Kokëdhima vazhdon misionin e tij, ndërsa ka nisur një lëvizje të vërtetë brenda PS-së, të cilën e ka quajtur “Zgjidhja”. Ish-deputeti ka rrëfyer në “Xing me Ermalin” se çfarë do të thotë vërtetë kjo lëvizje dhe cili është synimi i tij. “Zgjidhja dëshiron që t’ja marrë pushtetin kryetarëve dhe t’ja jap popullit, i cili duhet të marrë vetë në dorë fatin e tij.  “Zgjidhja” synon që të demokratizojë qeverisjen dhe t’i ofrojë popullit një jetë më të mirë nga ajo që bën sot.  Nëse këto çështje të mëdha që synon lëvizja jonë të përmbushen, atëherë do ketë më pak gra që kërkojnë të ndahen nga burrat e më pak burra që kërkojnë të ndahen nga gratë. Do ketë më pak mosmarrëveshje në familje, relaks dhe dashuri mes njerëzve”, ka thënë Kokëdhima.