4 Mars 2017, 15:00

Skivi refuzon Luanën dhe zgjedh Marina Vjollcën!

XING

Një nga reperat e labelit “Babastars”, Skivi, ka marrë pjesë në një intervistë të shkurtër në Kosovë në emisionin “Mirage”. Në një pyetje kur është vënë përballë zgjedhjes mes Marinës dhe Luana Vjollcës, ai ka thënë: “Marinën e kemi nuse të shtëpisë tonë, por të dyja i kam shoqe”,- duke konfirmuar edhe një herë se Marina Vjollca dhe krijuesi i labelit “Babastars”, Geotar Selimi, jo vetëm që janë bashkë, por edhe e kanë marrë shumë seriozisht raportin e tyre të dashurisë.

Është folur vazhdimisht se mund të ketë pasur një krisje të çiftit, por fjalët e Skivit si dhe fotografitë që ka postuar Marina Vjollca së bashku me Getoarin ditën e djeshme në rrjete sociale tregojnë të kundërtën.