4 Mars 2017, 12:43

Përlotet Beatrix Ramosaj teksa flet për ndarjen nga Ervi

XING

Këngëtarja Beatrix Ramosaj është bërë pjesë e spektaklit ‘Your Face Sounds Familiar’ ku do ta shohim çdo javë me performanca të ndryshme. Muajt e fundit kanë qënë plot ndryshime për këngëtaren, ajo i dha fund duhanpirjes duke nisur më pas sportin e gjithashtu u nda nga i dashuri i dy viteve, lidhja e parë kjo që Beatrix bënte publike.

Ajo ka dhënë një intervistë për Prive e cila do të transmetohet sot në 19:00, gjatë së cilës ka folur për lidhjen e përfunduar me Ervin. Kjo temë e ka prekur Beatrixin e cila ka filluar të qajë.