4 Mars 2017, 10:36

‘Qënkeni budallaçka ju mi”.Si nisi sherri i Çiljetës me Fatmën dhe Aulonën, detajet

XING

Ditën e djeshme rrjetet sociale ‘zjen’ nga një video e Prive e cila tregonte Çiljetën duke shpërthyer në të shara në emisionin ‘Thumb’ ndaj gazetareve Fatma Haxhialiu dhe Aulona Musta. Këngëtarja i thotë gazetareve “Qënkeni budallaçka ju mi, ik se ika fare, legenet e dreqit”, e më pas ngrihet nga kolltuku i të ftuarve.

Por nga se u nxit ky reagim ekstrem i këngëtares?

Në një video të postuar nga vet gazetarja Fatma, shihet Aulona teksa hap temë futbolli e më pas pyet  Çiljetën: ‘Është një portier që edhe babin e ka portier, e di ti Çiljeta se kush është portieri i …’, ku dukshëm e ka fjalën për të dashurin e këngëtares, Alban Hoxhën, portierin e Partizanit.

Këngëtarja e ka ndërprerë menjëherë duke thënë: ‘Mos e thuaj fare”, ku nga shënjat e trupit dhe lëvizjet duket që ëshët nën tension. Me siguri Aulona ka këmbëngulur sërish dhe Çiljeta ka reaguar si në video: