3 Mars 2017, 21:37

Kjo është femra që bëri Edi Ramën të djersitet

XING

Kjo është femra që bëri Edi Ramën të djersitet

Kryeministri Edi Rama ka qenë pjesë e festës të organizuar për inaugurimin e një qendre tregtare në Tiranë një ditë më parë. Por, ndërsa qëndronte pranë akademikut Rexhep Qosja, kreu i PS-së është detyruar të kalojë një situatë paksa të sikletshme, por në një farë mënyre edhe komike.

Dy personalitetet janë detyruar të shohin kërcimin e një balerine, e cila duke gjykuar nga mimikat e tyre i ka vënë në pozita mjaft të vështira, aq sa kanë nisur të djersiten. Të paktën kështu është interpretuar fytyra e sikletosur e Ramës, apo e akademikut të njohur shqiptar, që siç duket nuk e kanë shijuar aspak performancën e balerinës.