3 Mars 2017, 01:16

VIDEO/ SINAN HOXHA NË KURTH, sherr për një femër në mes të lokalit, kur dhe pse ka ndodhur

XING

VIDEO/ SINAN HOXHA NË KURTH, sherr për një femër në mes

Ekziston një ditë që Sinan Hoxha me siguri do donte mos të kishte ekzistuar. Këngëtari i njohur ka kaluar një situatë të tmerrshme, kur i është dashur të përballet me një mashkull në mes të lokalit dhe e gjitha kjo për faj të një femre.

Artistit i duhej t’i përgjigjej xhelozisë së sëmurë të një djaloshi, partnerja e së cilit ishte fanse e Sinanit. Situata kalon masën, pavarësisht përpjekjeve të këngëtarit për të ulur tensionet dhe për të sqaruar atë keqkuptim. I ndjerë tmerrësisht në siklet, këngëtari zbulon se gjithçka ishte një kamera e fshehtë.

Këto imazhe janë rikthyer në vëmedjen e adhuruesve të shumtë të Sinan Hoxhës, i cili në periudhën që është xhiruar video ishte ende single. E xhiruar në Kosovë, video është transmetuar në natën e ndërrimit të viteve rreth 4 vjet më parë në televizionet atje.